Aeroporti “Adem Jashari” me rekord të ri në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve

Lajme

Aeroporti “Adem Jashari” me rekord të ri në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Muaji korrik i këtij viti, shënoi një rekord të ri për numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, duke tejkaluar shifrën krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9 për qind në numër të udhëtarëve dhe mbi 2 për qind në numër të fluturimeve.

Siç njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga janari i këtij viti e deri më sot përmes këtij aeroporti kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë.

Ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400 000 udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithshme në numër të udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14 për qind dhe në numër të fluturimeve rreth 6 për qind .

“Zvicra dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria etj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat