“Një serb ma liroi rrugën, polici shqiptar më ktheu”: Mërgimtari akuzon policinë për diskriminim

Lajme

“Një serb ma liroi rrugën, polici shqiptar më ktheu”: Mërgimtari akuzon policinë për diskriminim

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:24
Imer Mekolli

Një mërgimtar ka akuzuar Policinë e Kosovës për diskriminim të personave me aftësi të kufizuara.

Imer Mekolli, një mërgimtar me banim në Austri, ka thënë se policët shqiptarë të Kosovës nuk ia kanë respektuar lejen e veçantë të kalimit me veturë duke pasur brenda saj një person me aftësi të kufizuara.

Ai ka thënë se pavarësisht se e ka marrë lejen për kalim dhe qasje të lirë në një pikë-kalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, një polic shqiptar e ka kthyer mbrapsht në kolonë.

“Unë jam qe një orë në kolonë duke prit. Isha atje të kufiri, te policia, të marrë leje sepse e kam pasur rastin në veturë me hendikep, një invalid. Njerëzit në kolonë, bile një serb ma lëshoi rendin me hy, por polici shqiptar më ktheu në rrugë.

Unë nuk di kujt t’i drejtohem! Çfarë dreq shteti kemi ne? Të paktën këtu në kufij të respektohemi, sepse e di që askund brenda Kosovës nuk ka asnjë mundësi për qasje të lirë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat