“Në Zvicër tana t’mirat janë, s’na merr malli hiç për Kosovën”, mërgimtarja habitë me deklaratën e saj

Lajme

“Në Zvicër tana t’mirat janë, s’na merr malli hiç për Kosovën”, mërgimtarja habitë me deklaratën e saj

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:09
Mërgimtarja nga Zvicra,

Meqë njerëzit në Kosovë ankohen për shumë gjëra se nuk po ecin ashtu siç duhet, gazetarja i ka pyetur qytetarët e Drenasit se çfarë do të ishte vetëm një gjë që do të ndryshonin, nëse do të mundeshin.

Një mërgimtare nga Zvicra, listoi shumë gjëra për të cilat tha se do të dëshironte t’i ndryshonte.

Ajo përmendi shëndetësinë dhe pastërtinë.

“Shëndetësinë duhet me ndryshua diçka. Unë jetoj në Zvicër, atje tana të mirat janë, nuk na merr malli për Kosovë edhe veç njëherë në vit vina, se toka na ngreh por njerëzit s’janë përmirësua hiç, s’ki ku han, s’ki ku pinë, me dal me u kënaqë.

S'ki ku shkon restoranteve, gubavllak, duhet me majt vendin pak ma pastër”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat