Deputeti i Listës Serbe: Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë time, kam lajmëruar policinë

Lajme

Deputeti i Listës Serbe: Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë time, kam lajmëruar policinë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Një mjet shpërthyes është hedhur në lokalin që është pjesë e shtëpisë së deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq në Ranillug.

Maksimoviq ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje për portalin Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti shpërthyes i dorës është hedhur në kopshtin e lokalit, i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

Ai ka thënë se i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.

“Ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.” – është shprehur deputeti Maksimoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat