Haxhiu: Proceduam në Qeveri themelimin e Gjykatës Administrative

Lajme

Haxhiu: Proceduam në Qeveri themelimin e Gjykatës Administrative

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është proceduar për në Qeveri koncept dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Ajo ka thënë se ky është një tjetër zotim i cili po përmbushet.

Po ashtu ka vlerësuar se në këtë gjykatë do të adresohen edhe zgjidhjet e kontesteve nga marrëdhëniet e punës.

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat