Avdiu për protestën kundër DokuFestit: Hoxha le të thirrë kundër dhunës, vrasjes e diskriminimit

Lajme

Avdiu për protestën kundër DokuFestit: Hoxha le të thirrë kundër dhunës, vrasjes e diskriminimit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:49
Zana Avdiu.

Nesër në Prizren, pas namazit të xhumasë, është ftuar një protestë kundër DokuFestit. Thirrjes për protestë i ka bërë jehonë Besim Berisha, kryetar i BIK-ut në Prizren.

Në lidhje me këtë protestë, ka reaguar edhe analistja dhe aktivistja Zana Avdiu.

Ajo ka shkruar se të gjithë energjinë shoqëria e fokuson në shtypjen e tjetrit.

“Një hoxhë nga Prizreni paska thirrë protestë kundër DokuFestit.

Me kanë me thirrë kundër dhunës, vrasjeve, kundër shtypjes e diskriminimit, ma mirë ish kanë.” – shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat