“Na bëjmë gara kush e bën dasmën më të mirë” - Njihuni me fshatin në Kosovë që harxhon shuma marramendëse për dasma

Lajme

“Na bëjmë gara kush e bën dasmën më të mirë” - Njihuni me fshatin në Kosovë që harxhon shuma marramendëse për dasma

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:01
Nazmi Beka

Emisioni veror “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Kësaj radhe u transmetua një reportazh për fshatin Gushavc të Mitrovicës.

Ky fshat, pos bukurive të shumta natyrore që ka, njihet edhe për organizime të veçanta të dasmave.

Nazmi Beka, drejtor i shkollës “Abdullah Shabani”, tregoi se fshati iu ka dhënë një rëndësi të veçantë organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare, gjithmonë duke i respektuar traditat kombëtare.

“Fshati iu ka dhënë shumë rëndësi dasmave, ahengjeve familjare. Kjo traditë e dasmave vazhdon, madje lirisht mundem me thanë se çdo ditë e më shumë rritet. Njerëzit e këtij vendi bëjnë përpjekje me i respektua traditat kombëtare, do të thotë çdo herë në çdo dasmë ka risi e është një lloj gare mes njerëzve këtu se kush po e bën një dasmë më të mirë ose kush e bën një ceremoni më të pa harrueshme kushtimisht me thënë. Prej muzikës, vallëzimit, zgjatjes së ceremonisë nivelit sa investojnë në dasmë e kështu me radhë”, tregon Nazmiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat