Rifillon aplikimi për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Lajme

Rifillon aplikimi për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës njofton ka njoftuar se ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se afati  për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025.

“Komisioni Qeveritar fton të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për aplikim,

duke shprehur përkushtimin më të lartë për të vazhduar punën e palodhshme në procesin e njohjes së statusit të tyre”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat