Ankohet banori i Gushavcit, vendi ku në çdo dasmë thirret i gjithë fshati

Lajme

Ankohet banori i Gushavcit, vendi ku në çdo dasmë thirret i gjithë fshati

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:46
Sabit Sahiti

Një reportazh u transmetua për fshatin Gushavc të Mitrovicës.

Ky fshat, pos bukurive të shumta natyrore që ka, njihet edhe për organizime të veçanta të dasmave.

Banorët janë të lidhur shumë edhe me traditat e të parëve të tyre.

Sabit Sahiti banor i fshatit Gushavc flet me pasion për kohërat e më parëshme se si janë organizuar dasmat e ahengjet, ndërsa tregon se në çdo dasmë thirret i tërë fshati.

“Ka qenë një kohë shumë e mirë. E mbaj në mend, oda e burrave, janë kthy tryezat me bukë vetëm për burra, pjesa e grave vetëm për gra, pjesa e fëmijëve vetëm për fëmijë. Në një mënyrë ka qenë shumë mirë e organizuame. Në çdo dasmë, krejt fshati thirret, nuk anashkalohet asnjë familje për mos me u thirrë. Më herët kanë qenë dasmat, kanë fillu prej vllaznillakut, dy javë më herët. Për shembull, të premten niske dasma, të shtune e të dielë janë tubu krushqit, ka pasur dasmë mas dite, gjithë natën, edhe kur ka ardh nusja, a vazhdu dasma deri në orët e hershme të mëngjesit, mas andej gratë i kanë pasë ato të vetat”, thotë ai.

Ndryshimi i kohërave duket se nuk i pëlqen Sabitit, pasi që tani ai thotë se njerëzit më shumë po rrinë në telefonat e tyre.

“Tash ky ndryshim nuk më pëlqen, ta them të vërtetën, kam qejf në mbrëmje gjithë me pas njerëz në shtëpi. Tash kur po vijnë, më shumë po rrinë në telefona. Porosia e ime është që traditat e mira mos të harrohen”, thotë Sabiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat