Ganiu: Emri i rrugës ”Adem Demaçi” nuk mund të ndërrohet

Lajme

Ganiu: Emri i rrugës ”Adem Demaçi” nuk mund të ndërrohet

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:32
Emri i rrugës ”Adem Demaçi”

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, ka thënë se nuk mund të ndërrohet emri i rrugës ”Adem Demaçi”.

Një gjë e tillë, ai tha në Info Magazine se është diskutuar edhe në mandatet e kaluara.

”Emërimin e rrugës dhe të tjerave e kemi negociu me vite. Kanë kaluar në mandatet e kaluara. Ne në Çair kemi vendosur emra të rrugëve që reflektojnë historinë tonë, emra më të lashtë”.

”Gjithçka ka shkuar në mënyrë ligjore, iniciativa ka kaluar dhe në Këshillin Komunal të komunës së Çairit. Gjithashtu ka kaluar edhe në Këshillin Komunal të Shkupit. Dhe është shpallur në gazetë zyrtare, ka vendim për atë, kështu që gjithçka me procedura jemi në rregull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat