Publikohet fotografia e të riut që vdiq si pasojë e aksidentit në Lakrishte

Lajme

Publikohet fotografia e të riut që vdiq si pasojë e aksidentit në Lakrishte

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 12:17
Pamje nga aksidenti

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka publikuar fotografinë e të riut që vdiq si pasojë e aksidentit te rreth-rrotullimi në Lakrishtë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe farefisit të të ndjerit.

“Shumë i dhimshëm lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike e të riut, Altin Hyseni nga fshati Katunishtë.  Ndaj dhimbjen me familjen Hyseni, farefisin, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Zoti ju dhashtë durim ta tejkaloni dhimbjen!”, ka shkruar Bulliqi në një postim në “Facebook”.

Image
Altin Hyseni

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin te rreth-rrotullimi në Lakrishtë të Prishtinës.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, një veturë ka rënë nga ura poshtë, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ndërkaq vozitësi dhe një pasagjere tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 14.08.2023 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar  veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim, ku si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë, pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimijn e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat