Frashër Krasniqi: Ridi kishte ndërtuar lift special vetëm për Kurtin në restorantin e tij

Lajme

Frashër Krasniqi: Ridi kishte ndërtuar lift special vetëm për Kurtin në restorantin e tij

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 10:57
Frashër Krasniqi

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë, aksion nga i cili kanë mbetur të arrestuar dy zyrtar të Ministrisë së Tregtisë dhe pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi.

Të tre dyshohen për keqpërdorime që lidhen me rezervat shtetërore.

Krasniqi ka thënë se Ridvan Muharremi është një njeri tepër i besueshëm i kryeminsitrit Albin Kurti.

Zyrtari i PSD-së në një video të publikuar në profilin e tij, ka thënë se Kurti për çdo ditë është ushqyer në restoranin e Ridvan Muharremit.

Krasniqi thotë se Ridvan Muharremi kishte ndërtuar në restoranin e tij edhe një lift special vetëm për kryeministrin Albin Kurti.

“A mbet kush prej njerëzve t’besueshëm t’Albin Kurtit pa u arrestu për keqpërdorime të mëdha?!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat