Profesori amerikan paralajmëron Zelenskyn për takimin me Vuçiqin - ia bën me dije këtë gjë

Lajme

Profesori amerikan paralajmëron Zelenskyn për takimin me Vuçiqin - ia bën me dije këtë gjë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:01
Edward Joseph

Në darkën e shtruar për liderët e Ballkanin Përëndimor, prezent ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Tashmë raportohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim me Zelenskyyn.

Mirëpo, profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, përmes një shkrimi në Twitter ka kërkuar nga Zelenskyy që të bëhet gati të dëgjojë shumë marrëzi kinse për neutralitetin e Serbisë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se vetmja gjë më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë.

"Vuçiqi thotë se do të ketë takim një me një me Zelenskyn të martën në Athinë. President Zelensky, përgatitu që të dëgjosh shumë gjepura për “neutralitetin” serb ndaj agresionit rus kundër vendit tuaj. Siç e dini, e vetmja gjë që është më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë." - ka shkruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës.

Tutje, Vuçiq ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të ketë presion të jashtëzakonshën ndaj Serbisë, dhe një ndër kërkesat pritet të jetë, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat