Graçanica ua falë 100 euro tatim qytetarëve

Lajme

Graçanica ua falë 100 euro tatim qytetarëve

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:00
Graçanica

Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë 100 euro tatim të gjithë banorëve.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Leutrim Ajeti.

Ajeti bëri me dije se sot, me shumicë votash e kanë miratuar vendimin.

“Kuvendi Komunal sot me shumice votash ka miratuar vendimin per faljen e tatimit ne prone ne perputhje me Ligjin nr.08/L-224 për ndryshim dhe plotësim te Ligjit nr. 06/L-005 per tatimin ne pronen e paluajtshme”, u shpreh Ajeti, raporton klankosova

“Pra për vitin 2023, secilit qytetar te Komunes se Gracanices do t’iu falen 100 euro te tatimit ne prone!”.

Ndërkohë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj, pas dorëzimit të kërkesës, tha se pas themelimit të Gjykatës Kushtetuese, komunat për herë të parë e bëjnë një kërkesë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat