“Të ish kanë gjendja në Kosovë atëherë si tash, kurrë s’kisha shku në gurbet”, thotë mërgimtari

Lajme

“Të ish kanë gjendja në Kosovë atëherë si tash, kurrë s’kisha shku në gurbet”, thotë mërgimtari

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 11:45
Meti Berbatovci

Meti Berbatovci, mërgimtar që jeton dhe punon në Zvicër tash e 16-vjet, në këtë emision tha se po të kishte qenë Kosova kështu siç është sot, ai kurrë nuk do largohej.

“Kur kam dalë unë në Zvicër, 16 vjet më herët, Kosova s’ka qenë siç është sot, sepse me pas qenë Kosova siç është sot, unë s’kisha dalë asnjëherë.

Këtë e kam thënë edhe nëpër intervista tjera, ka pasë shumë komente negative, por njerëzit nuk e kanë kuptu se çka kam dashtë me thanë.

Unë kam dashtë me e thanë atë send se si n’Kosovë nuk ka.

Normal se çdo kund ki probleme, çdo kund i ke ato baticat dhe zbaticat, por si në Kosovë nuk ka, dhe nuk ka askush që ma ndërron mendjen, sepse në Kosovë, gjëja e parë është se je në vend tëndin, e ke familjen, i ke krejt të afërmit e tu, ndërsa në Zvicër është krejt një jetë ndryshe”, thotë Berbatovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat