​Bogdanoviq padit Vuçiqin pas akuzave ndaj tij: Kanë për qëllim asgjësimin tim

Lajme

​Bogdanoviq padit Vuçiqin pas akuzave ndaj tij: Kanë për qëllim asgjësimin tim

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 15:59
Boban Bogdanoviq

Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq ka paditur sot (e hënë) presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas akuzave që i janë bërë se gjoja “Bogdanoviq ka tregtuar me drogë”.

Kështu bëri të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social “X”, ku tha se akuza të tilla kanë për qëllim asgjësimin e tij dhe ndalimin e agjendës politike të proceseve euroatlantike në Serbi.

“Sot ngrita një padi kundër Republikës së Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq për shkak të gënjeshtrave që u përhapën për mua, se unë jam një ish-diler droge.

Krijimi i një atmosfere të tillë në shoqëri ka për qëllim asgjësimin tim dhe ndalimin e agjendës politike të proceseve euroatlantike në Serbi”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat