Dalin pamjet, i paprekshmi i Prizrenit shoqërohej me ish-shefin e Antidrogës e hetues

Lajme

Dalin pamjet, i paprekshmi i Prizrenit shoqërohej me ish-shefin e Antidrogës e hetues

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 06:45
Shkodran Pulaj

I paprekshmi i Prizrenit, Shkodran Pulaj, i cili përfundoi dje në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni të zhvilluar në lagjen “Bajram Curri” njihet goxha shumë për shoqërimin e tij me zyrtarë policorë. Miqësia e tij siç duket e ka shpëtuar deri tash nga arrestimi e hetimi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lexuesit kanë bërë me dije se Pulaj, i cili ka qenë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për asambleist në Prizren, njihet si person që ka pasur krahun e fortë dhe asnjëherë nuk është prekur nga organet e rendit.

Veprimtaria e tij nuk është ndalur, teksa shoqërimi i tij me ish shefin e Antidrogës, Enver Bujari, në kohën sa ai mbante këtë pozitë ka vazhduar e madje edhe është bërë publike.

Image
Ai shoqërohej me ish-shefin e Antidrogës e hetues

Por jo vetëm me të parin e Njësisë së Antidrogës, Shkodran Pulaj ka pasur takime të shpeshta edhe me hetuesin policor të Hetimeve Rajonale, Metë Kastrati.

Pulaj dhe tre të dyshuarit e tjetër janë arrestuar nga Njësia e Antidrogës, me ç’rast tashmë pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.  

Gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar një sasi të substancave narkotike, si dhe armë e municion, që do të shfrytëzohen si prova lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat