“Emrin Xhezide e kam të trashëguar, por kam dëshirë ta kem një emër shqip”, juristja e njohur ka një kërkesë për të gjithë prindërit

Lajme

“Emrin Xhezide e kam të trashëguar, por kam dëshirë ta kem një emër shqip”, juristja e njohur ka një kërkesë për të gjithë prindërit

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:01
Xhezide Selimi

Ndonëse është shumë e angazhuar si juriste, Xhezide Selimi nga Kosova gjen kohë dhe për punët e fshatit.

Ajo publikon shpesh video duke mbledhur bar apo duke prerë dru, të cilat janë kthyer menjëherë virale.

Por, përveç kësaj së fundi Xhezidja është duke punuar për botimin e një libri me poezi por para se të publikoj këtë libër ajo thotë se ka ndërmend që ta ndërrojë emrin, për çka ajo ka edhe një lutje.

“Nuk e kam botuar librin akoma shkaku I emrit sepse mendoj me e ndërru emrin, pasi emrin Xhezide e kam të trashëguar prej gjyshes, por kam dëshirë ta kem një emër shqip.

Dua shumë që me pasë emrin Zana dhe kam lutje për gjithë ata prindër që fëmijët e tyre t’i emërojnë me emra shqip, sepse ka shumë emra të bukur shqip, prandaj se shoh të arsyeshme që një fëmijë me u emërua me një emër që ka prejardhje turke apo arabe, s’kam asgjë kundër por kemi emra shqip shumë të bukur”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat