Çështja e shqiptarëve në Luginë, Von Cramon “godet” Serbinë

Lajme

Çështja e shqiptarëve në Luginë, Von Cramon “godet” Serbinë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:25
Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke komentuar diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga shteti serb, ka thënë se nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye.

Dukë shpërndarë një artikull të “Taggesspiegel", ku tregohet spastrimi etnik që bëhet në Luginë, Von Cramon ka kërkuar nga BE-ja që çështja e Luginës të vendos më përpara në agjende në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin. Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së.

Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar Von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat