Prokuroria flet për rastin në Podujevë: Po punohet për identifikimin e personave të dyshuar

Lajme

Prokuroria flet për rastin në Podujevë: Po punohet për identifikimin e personave të dyshuar

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:56
Pamje nga një ndeshje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e sotëm në Podujevë të një vdekjeje dhe një të plagosure.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se me të pranuar informatën nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’ rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore”.

“Aktualisht, Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat