“Rast i veçantë”/ Zvicerani vendos të jetojë në Kosovë, merr zakonet shqiptare dhe flet për jetesën e tij

Lajme

“Rast i veçantë”/ Zvicerani vendos të jetojë në Kosovë, merr zakonet shqiptare dhe flet për jetesën e tij

Nga: N.E Më: 12 shtator 2023 Në ora: 22:50
Zvicerani

Zvicra nga shumë qytetarë të Kosovës shihet si një vend “perfekt” për të jetuar, madje bazuar në statistikat e fundit në fund të vitit 2019 në Zvicër jetojnë 113.800 qytetarë të Kosovës.

Gjuha shqipe është gjuha e pestë më e folur në Zvicër me rreth 95,000 folës. Që nga viti 2000, shqipja doli si gjuha më e folur në Zvicër. Fatkeqësisht, ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa individë e identifikojnë veten si shqiptarë etnikë që jetojnë brenda kufijve zviceranë.

Regjistrimi i vitit 2000 përafroi se kishte gjithsej 170,000 folës shqip. Deri në vitin 2012, numri ishte rritur duke përfshirë 1,302 persona nga Shqipëria dhe 79,261 me shtetësi kosovare si dhe 61,668 maqedonas; jo të gjithë flisnin shqip.

Popullsia totale e shtetasve zviceranë me prejardhje shqiptare, duke përfshirë shtetasit e dyfishtë dhe të natyralizuar, llogaritet në 200,000. Për më tepër, 3.1% e banorëve të përhershëm zviceranë deklaruan se përdorin shqipen si gjuhë të tyre kryesore – një shifër që arrin në mbi 258 mijë individë në vitin 2016!

Por, ndryshe nga shumë njerëz një rast unik gjendet në Kosovë. Një zviceran ka vendosur të jetojë në Kosovë së bashku me familjen e tij, madje të gjithë ata flasin gjuhën shqipe.

Shtëpia e zviceranit është vizituar nga kamerat dhe shihet që ata dinë të flasin shumë pastër gjuhën shqipe, madje kanë filluar të përshtaten edhe me zakonet e Kosovës, përmendim këtu përshëndetjen dhe me ushqimet tradicionale (pite, fli).

Rreth jetesës së zviceranit në Kosovë dhe funksionimit të tij, ndiqeni videon në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat