Kërcënon Serbia, ministri i Mbrojtjes: “Lufta” e pashmangshme në Kosovë

Lajme

Kërcënon Serbia, ministri i Mbrojtjes: “Lufta” e pashmangshme në Kosovë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 10:11
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se pas dështimit të rundit të fundit të dialogut në Bruksel, sërish kemi “një situatë të tensionuar në terren”.

Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm do të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, tha Vuçeviç. Me heret ka qene edhe Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në llogarinë zyrtare të Listës Serbe në Facebook, thuhet se Kurti nuk do dialog e as paqe, por konflikt e hakmarrje.

“Kërcënimi që i dërguat sot nga Brukseli Listës Serbe dhe në radhë të parë popullit serb tregon qartë se ju Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe, por doni konflikte dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk mund t’i blini apo thyeni. Dhe prandaj shfaqni ankthin dhe fytyrën tuaj të vërtetë para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot”, thuhet në reagim.

Radoiçiç i cili është në listën e zezë të SHBA ka pretenduar se zgjedhjet në veri nuk u mbajtën pasi Kurti me njësinë speciale të Policisë, rrahën serbët.

“Me këtë rast, të vetëdijshëm se kërcënimi juaj nuk është naiv sepse në periudhën e kaluar keni treguar se mund të shkaktoni kaos, të nxisni konflikte dhe urrejtje, të abuzoni me institucionet dhe të persekutoni serbët me to pa asnjë provë, dua t’ju them se nuk keni frikësuar. Ne pak, as ne në Listën Serbe, as populli serb. Nëse je vetëm një pushtues tjetër që mendon se mund ta nënshtrojë me forcë popullin serb, por ki parasysh se ne jemi më shumë sesa mund të na arrestoni”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat