Edi Rama përplaset me Rusinë për Kosovën: GJNP-ja s’mund të shërbejë për aneksime të paligjshme

Lajme

Edi Rama përplaset me Rusinë për Kosovën: GJNP-ja s’mund të shërbejë për aneksime të paligjshme

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:06 Përditësuar në ora: 19:33 më 20.09.2023
Edi Rama

Zelensky falënderon Ramën: Sot ti i tregove botës se si ta trajtojë saktë Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për faktin që i ka dalë në krahë sot gjatë drejtimit të presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

I dashur Edi Rama, sot ti i tregove botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.

Të falënderoj që e drejton Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkroi Zelenskyy, i cili postoi edhe një video të shkurtër ku duket Rama duke iu drejtuar përfaqësuesit të Rusisë të pranishëm në sallë.

“Përderisa e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me fjalimin e presidentit Zelenskyy para anëtarëve të këshillit të mbledhur, ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord. Ju ndalojeni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, i thotë Rama kolegut të tij rus.

“Tema e ngritur nga kryesia shqiptare, më se e përshtatshme”/ Lavrov në Këshillin e Sigurimit akuza ndaj Ukrainës: Kërcënon me asgjësim etnitë

Tema e takimit të sotëm, propozuar nga kryesia shqiptare është më se e përshtatshme për ne, tha në nisje të fjalës ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit.

Lavrov hodhi akuza ndaj Ukrainës, lidhur me grupet etnike që jetojnë në vend, përfshirë rusët.

Ministri i Jashtëm rus përdori termin “nazistët e Kievit kundër Rusisë”, që veprojnë në shkelje flagrante të neneve të kartës të OKB-së dhe me veprime që shkojnë ndesh me Kushtetutën e Ukrainës:

“Kur dëgjojmë thirrje për zbatimin e formulës së paqes, pyetja është kush e bën thirjen. A dini për marrëveshjen e Ukrainës, kërcënimet për asgjësim fizik apo ligjor. Në mënyrë të ngjashme, Perëndimi nuk e ka ndaluar, por e mbështet Ukrainën”.

Rama nxjerr kartën e OKB-së kur flet për Kosovën me delegacionin rus

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në fjalën e tij drejtuese të Asamblesë së Këshillit të Sigurimit, pati një debat të acaruar me delegacionin rus, për agresionin ndaj Ukrainës, por edhe qasjen ndaj Republikës së Kosovës.

Ai publikisht u prezantoi kartën e OKB-së të pranishmëve, duke u rikujtuar që sado përpiqen që të keqpërdorin Pavarësinë e Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh apo aneksim të paligjshëm.

Seanca drejtohet nga Rama, presidenti zviceran në KS: Nuk duhet të shpërdorojmë asetin më të çmuar, besimin

Presidenti zviceran, Alain Berset gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama tha se ky këshill nuk duhet të shpërdorojë asetin më të çmuar që ka, besimin.

Berset: Pyetja është ku është përgjegjësia jonë, e jona që jemi mbledhur këtu, për të përmbushur mandatin që na është besuar. Duhet të duam paqen dhe sigurinë kombëtare. Me agresionin rus Karta është shkelur masivisht, seancë pas seance, Rusia ka mohuar përgjegjësinë e vet. Zvicra kërkon që Federata Ruse të respektojë Kartën, të ndajë armiqësitë të tërheqë trupat, ndërkohë që mandati është i qartë nuk është përherë aq efektiv, duhet të ruajmë jetë, të forcojmë stabilitet, ky këshill nuk duhet të shpërdorojë asetin më të çmuar, besimin që mbështet tek ai për të siguruar një jetë me dinjitet dhe paqe. Ekziston një nevojë urgjente për reformë, sot kemi një mundësi të përfitojmë vullnetin e të gjithëve.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”, ndërsa në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.

Deklaratë të përbashkët për mbështetjen e integrimit të Ukrainës në NATO, Zelensky: I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku Shqipëria mbështet Ukrainën në integrimin në NATO.

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, shkruan Zelensky.

Edi Rama përplaset me Rusinë për Kosovën: GJNP-ja s’mund të shërbejë për aneksime të paligjshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.

Ai ka thënë para të pranishmëve, se Rusia është përpjekur shumë herë, të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor, specifikisht Pavarësinë e Kosovës.

”Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë”.

”Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor”.

”Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”.

Megjithatë, ai është shprehur se Gjykata Ndërkombëtare Penale s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.

”Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat