Sjellja e policëve kur para tyre arratiset Milan Radoiçiq

Lajme

Sjellja e policëve kur para tyre arratiset Milan Radoiçiq

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 21:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një material i shfaqur ka dëshmuar mënyrën se si Milan Radoiçiq kishte kuptuar se ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ngjarja e transmetuar kishte ndodhur në shkurt të vitit 2022 dhe në atë kohë Radoiçiq po kërkohej për rolin e tij në dosjen “Brezovica”.

Pamjet dëshmojnë se Radoiçiq me veturën tij u kishte ikur policëve të Kosovës në pikën kufitare, në kohën kur ai kishte tentuar të futej në Kosovë. Në pamjet e shfaqura gjatë emisionit shihet Milan Radoiçiq dhe shoqëruesi i tij me veturën e tyre se nuk ndalen në vendin në të cilin zakonisht ndalen ata që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë por më larg kabinës së verifikimit.

Drejt kësaj veture shkojnë dy zyrtarë policor të cilët flasin me Radoiçiqin, e me pas del edhe një zyrtar i tretë që pranon dokumentet Radoiçiqit dhe shkon në kabinën e verifikimit.

Pasi zyrtari policor del nga kabina e verifikimit dhe në ato momente Radoiçiq ishte ende duke biseduar me dy zyrtarë e tjerë, vetura duke lëvizur ne drejtimin prapa kthehet përsëri në territorin e Serbisë.

Për ngjarjen ishin suspenduar disa policë mirëpo shumica e tyre ishin thyer në punë gjatë qeverisjes Kurti.

Radoiçiq ishte futur në “stop listë” nga prokurori i Ferizajt, Rasim Maloku, mbi dyshimet për kërcënimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”.

Prokurori Maloku ka thënë për KALLXO.com se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të merret me rrethanat e ikjes së Radoiçiqit dhe për mosfunksionimin e kamerave në pikën kufitare. Kamerat zyrtare të shtetit të Kosovë në kohën e ikjes së Radoiçiqit nuk kishin funksionuar.

IPK më pas kishte suspenduar komandantin e pikës kufitare në Bërnjak, Milosh Danqetoviq dhe dy zyrtarë policorë të tjerë. Ata pas disa dite suspendim ishin kthyer në punë dhe ishin larguar vetëm me dorëheqjet masive të zyrtarëve policorë nga Policia e Kosovës në veri.

Radoiçiq në momentin e arratisjes drejt territorit të Serbisë i kishte lënë dokumentet te zyrtarët kufitarë të Kosovës.

Radoiçiq është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe është nënkryetar i Listës Serbe, ai shihet ne takimet që Lista Serbe i mban në Serbi krahas liderëve serbë atje. Gjithashtu ai në një rast është shfaqur me një video duke pretenduar se gjendet në territorin e Kosovës në veri, gjatë kohës sa ishte duke u kërkuar nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat