Dodik sikur Vuçiq: Republika Srpska shpall ditë zie për terroristët serbë të vrarë në Kosovë

Lajme

Dodik sikur Vuçiq: Republika Srpska shpall ditë zie për terroristët serbë të vrarë në Kosovë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:25
Dodik dhe Vuçiç

Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Srpska ka sinkronizuar vendimet me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fakt, Qeveria e Republikës Srpska shpalli 27 shtatorin Ditë zie pas vrasjes së tre terroristëve serbë në Zveçan.

Vendimi për shpalljen e Ditës së Zisë është marrë pas një video-mbledhjeve, njofton N1 Sarajevë.

Flamujt në institucione do të ulen në gjysmështizë, ndërsa përmbajtja televizive dhe radiofonike, si dhe të gjitha aktivitetet sportive dhe argëtuese të planifikuara për atë ditë, do të përshtaten me Ditën e Zisë.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme e shpalli 27 shtatorin Ditë zie për shkak të ngjarjeve në Kosovë.

Në territorin e komunës së Zveçanit, në Manastirin e Banjskës, të hënën është gjetur trupi i terroristit të tretë për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

Njoftimi pasoi lajmin e publikuar në media se dyshohet se është gjetur trupi i një personi të katërt.

Sipas informacioneve jozyrtare, serbët e vrarë janë banorë të veriut të Kosovës. Disa mbetën të plagosur, ndërsa të tjerë janë ende në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat