Deklarata e fortë e deputetit serb: Vuçiq, sanksioni më i madh i Serbisë!

Lajme

Deklarata e fortë e deputetit serb: Vuçiq, sanksioni më i madh i Serbisë!

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 21:42
Aleksandar Vuçiq

Djordje Miketiq, deputeti serb i partisë “Zajedno” tha në një intervistë për Euronews Albania se Aleksandër Vuçiq është e keqja më e madhe e Serbisë.

I pyetur mbi mundësinë e sanksionimit të Serbisë pas sulmit të së dielës ndaj policisë së Kosovës në Veri, deputeti serb u shpreh se Serbia është tashmë e sanksionuar nën keqqeverisjen e Vuçiqit.

“Unë mendoj se Vuçiq është sanksioni më i madh i Serbisë. Udhëheqja e tij e ka bërë situatën të tmerrshme për serbët, po bllokon rrugën e Serbisë në BE, po përballemi me një inflacion të tmerrshëm, ne i kemi sanksionet dhe ato quhen Vuçiq.

Unë them se sanksionet nuk kanë për ta dëmtuar vendin tim, po këtu në Serbi në vuajmë nga çrregullim postraumatik si persona të tjerë në rajon  ku kemi ende aromën  e armëve dhe luftës ndaj duhet t’i shtyjmë politikanët tanë në tryezën e bisedimeve për t'i zgjidhur gjërat”, tha deputeti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat