Ministri i Jashtëm i Bosnjës: Ka dy skenare për Vuçiqin, asnjëri i mirë

Lajme

Ministri i Jashtëm i Bosnjës: Ka dy skenare për Vuçiqin, asnjëri i mirë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 08:00
Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës Elmedin Konakoviq

Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës Elmedin Konakoviq, ka deklaruar se janë dy skenare të mundshëm për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se asnjë nga ta nuk është i mirë për Vuçiqin.

“Para vrasjes së policit të Kosovës, Vuçiq kishte ofensivë të rëndë diplomatike dhe për një nuancë qëndronte më mirë në qarqet ndërkombëtare, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti u kritikua se nuk dëshironte të formonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai u ekspozua presioneve serioze nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Konakoviq.

Kryediplomati boshnjak tha se pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, gjërat po lëvizin në dy drejtime.

“Njëra është se ka pasur njerëz të lidhur ngushtë me udhëheqjen ushtarake të Serbisë. Një tjetër anëtar i Listës Serbe dhe bashkëpunëtor i Vuçiqit (Milan Radoiçiq), ishte një nga organizatorët. Vuçiq nuk mund ta mohojë atë lloj afërsie me këta njerëz”, theksoi kryediplomati i BeH.

“E dyta, Rusia me këtë akt i tregoi se kontrollon një pjesë të strukturave brenda vetë Serbisë dhe atë në sektorin e sigurisë, përmes Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe disa të tjerë, rusët mund të bëjë lëvizje që Vuçiqpër një moment as nuk është gati dhe ndoshta as nuk i pret”, thektoi si.

“Nuk kam asnjë provë për asnjë nga këto pretendime”, shtoi Konakoviq.

Ai foli edhe rreth ndonjë krize të mundshme në Bosnjë.

Elmedin Konakoviq tha se BeH ka disa miq të cilët do të ishin të gatshëm për çdo lloj ndërhyrje në rast të krizës së sigurisë.

“Kam marrë premtime se nëse Rusia bllokon EUFOR-in në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, NATO do të jetë e pranishme në BiH, sepse ai aspekt i sigurisë është shumë i rëndësishëm”, tha Konakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat