Arrest shtëpiak për serbin që u arrestua në Jarinje: Avokati i tij Asdren Hoxha jep detaje

Lajme

Arrest shtëpiak për serbin që u arrestua në Jarinje: Avokati i tij Asdren Hoxha jep detaje

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Arrest shtëpiak për të dyshuarin L.J është caktuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

L.J ishte arrestuar në Jarinje si i dyshuar për posedim armësh, teksa po shkonte në varrimin e njërit prej terroristëve që u vranë në Banjskë.

Avokati i serbit, Asdren Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka gjetur municion në shtëpinë e serbit. Kjo pas deklaratave nga drejtori i Policisë se mund të ketë ndonjë ndërlidhje me grupin terrorist.

“Ishim në seancë bazuar në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për klientin tim L.J. Është mbajtur seanca dhe pas paraqitjes së mbrojtjes, prokuroria ka ndryshuar vendimin për caktimin e masës së paraburgimit dhe e ka zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak”, tha Hoxha.

“Mendoj se është e nevojshme t'ju them se klienti im nuk ka pasur armë për t'i konfiskuar, në banesën e tij është bërë kontroll dhe nuk është gjetur asnjë armë, nuk i është konfiskuar asgjë në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për disa foto të vjetra ku ai është parë me disa armë dhe kemi arritur të sqarojmë se nuk është armë e vërtetë, Prokuroria kur kemi kundërshtuar provat është pajtuar që ky person nuk ka nevojë të mbahet në paraburgim, me çka ne në thelb jemi të kënaqur”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat