Gazetari kroat e bën shqiponjën dhe përshendet njësitë speciale e Kurtin

Lajme

Gazetari kroat e bën shqiponjën dhe përshendet njësitë speciale e Kurtin

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:27
Gazetari kroat, Velimir Bujanec

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, i cili edhe drejton emisionin “Bujica” të premten ia ka kushtuar zhvillimeve në Kosovë dhe sulmit të 24 shtatorit.

Bujanec në një moment gjatë emisionit e ka bërë shqiponjën, ndërkohë që ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-krerët e UÇK-së.

“Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, ka thënë Bujanec.

Të ftuar në emision e ka pasur Tom Kaçinarin, i cili edhe i ka dhuruar një konjak “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kaçinari ka deklaruar se Vuçiq e ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit dhe sipas tij, presidenti serb po investon edhe para të pista në Kroaci.

Për ta shikuar videon klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat