Në Beograd do vijë pesëshja e të dërguarve nga BE, ShBA, Italia, Gjermania dhe Franca që të shtojnë presionin ndaj Vuçiçit

Lajme

Në Beograd do vijë pesëshja e të dërguarve nga BE, ShBA, Italia, Gjermania dhe Franca që të shtojnë presionin ndaj Vuçiçit

Nga: F.B. Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:46
Aleksandar Vuçiq me përfaqësues ndërkombëtarë

Gazeta “Novosti” ka publikuar njoftimin se i dërguari i BE-së Lajçak do vijë në Beograd së bashku me të dërguarit special nga ShBA, Franca, Gjermania dhe Italia në fund të këtij muaji , sipas njohurive në tavolinë do të jenë presione të fuqishme ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe sanksioneve Rusisë, transmeton “Bota Sot”.

Si dihet pas konfliktit në Banjskë fajësia dhe përgjegjësia nga Kurti ka kaluar në palën serbe, andaj mund të pritet ndryshim i qëndrimit të vendeve të Kuintit, për të siguruar “bashkëpunim” nga ana e Vuçiçit.

Si dihet kjo peshe ishte në Serbi me 20 janarin që kaloi, kur Vuçiç ju vendos ultimatumi i pranimit të planit franko-gjerman përkatësisht evropian që pastaj u arrit pajtim në Ohër, ose do përballej me dënime edhe kufizime e tërheqje të investimeve.

Ky turne është i përcaktuar tashmë pas rastit në Banjskë, ku si dihet në konflikt mbet i vdekur një pjesëtar i policisë dhe tre serb nga grupi sulmues, gjë që i shërbeu perëndimit të reagoj.

Kjo sikur i ka dhënë vrull Kurtit që të vazhdoj presionin, provokimit dhe arrestimin e serbëve, konstaton gazeta “Novosti”.

Deri para rastit të konfliktit në veri, bashkësia ndërkombëtare bënte trysni ndaj Prishtinës, ndërsa në opinion shpesh ishte tërheq vërejtja për gjendjen e tensionuar dhe mundësinë e acarimit, ndërsa tani Serbia është cilësuar si agresor dhe shkaktari i situatës andaj priten masa edhe presione ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat