Policia e ndalon një serb në veri për shkak të një fotografie me armë në rrjete sociale, e verifikon nëse e ka atë

Lajme

Policia e ndalon një serb në veri për shkak të një fotografie me armë në rrjete sociale, e verifikon nëse e ka atë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:17
Policia

Policia e Kosovës ka ndaluar në postbllokun e Bistricës një serb, për shkak të një fotografie të postuar në rrjetin social ku shihet me një armë.

Bëhet fjalë për një burrë nga Leposaviqi ku në Facebook shihet me një armë automatike n(mitraloz).

Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, Veton Elshani, aktualisht po përcaktohet nëse ai realisht e posedon armën me të cilën kishte publikuar fotografi.

“Shtëpia e tij në Leposaviq aktualisht është duke u kontrolluar, d.m.th në kërkim të armës nga fotografia”, tha ai për Kossev.

Pas kërkimit, shton ai, do të dihet se çfarë do të bëhet më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat