Kurti: Parku i teknologjisë digjitale, vendi ku do të ‘lulëzojnë’ talentë

Lajme

Kurti: Parku i teknologjisë digjitale, vendi ku do të ‘lulëzojnë’ talentë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:30
Pamje nga inaugurimi

Gjatë inaugurimit të parkut teknologjik “Tech Park Prishtina”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë sektor.

Qendra për zhvillimin e teknologjisë “Tech Park Prishtina” synon të ndikojë drejtpërdrejt në kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, dhe studentët e TIK-ut. Ky objekt me mbi katër mijë metra katrorë që ka kushtuar 1.2 milion euro është investim i Ministrisë së Ekonomisë.

Kurti tha se ky investim është përkushtim i qeverisë ndaj sektorit të teknologjisë dhe gjithë rinisë së vendit. Sipas tij, investimet e tilla do t’i mbështesin gjithmonë pasi që parku i teknologjisë digjitale do të jetë vendi ku do të lulëzojnë ‘talentët’ e vendit.

Kurti: Mbështetje e vazhdueshme në sektorin e teknologjisë për zbulimin e talentëve të vendit

“Ky investim mundëson transformimin e kësaj ndërtese në sipërfaqe prej katër mijë metrakatrorë, në një hapësirë moderne me ambiente mbresëlënës të dedikuar për zhvillimin e teknologjisë digjitale. Investimi tregon përkushtimin tonë me zhvillimin e teknologjisë së inovacionit të cilat janë themelet të ekonomisë së shekullit. Por, ky investim nuk ka të bëjë vetëm me këtë hapësirë fizike, në fakt mbi të gjitha ky është një investim për të gjithë njerëzit tonë dhe posaçërisht rininë tonë për të ardhmen tonë. Parku i teknologjisë digjitale do të jetë vendi ku talenti lulëzon ku ëndrrat marrin formë dhe ku mundësitë hapen” tha Kurti

Ai shtoi se edhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për bashkëpunim dhe për të pajisur Parkun Teknologjik me pajisje të TIK-ut. Kërkesa për sektorin e Teknologjisë në vendin tonë është në rritje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ndërtimi i këtij parku ka qenë kërkesë e vazhdueshme e kompanive të TIK-ut, derisa u shpreh e kënaqur se një investim i tillë do të jetë frymëzues për të gjithë punonjësit e teknologjisë.

Rizvanolli: Ekonomia digjitale është perspektiva më premtuese

“ Është një kërkesë e kamotshme e sektorit të TIK-ut dhe jam e lumtur që pas një angazhimi të gjatë dhe pas një dedikimi të gjatë të stafit të ekonomisë që investimet sidomos fazat e fundit të realizohen me një përpikmëri të lartë dhe cilësi të larta të investime, sot jemi këtu për të parë një objekt modern, një hapësirë mjaftueshëm të madhe mirëpo çfarë më e rëndësishme një ambient të ngrohtë e të bukur dhe sigurisht është inspirues, si dhe frymëzues për te gjithë të cilët do të punojnë këtu. Ekonomia digjitale është perspektiva më premtuese për zhvillim të hovshëm në vendi tonë. Jo rastësisht sektori TIK-ut është ndër eksportuesit më të mëdhenj në vendin tonë, e me cilësi të tillë bëhemi konkurrent jo vetëm në rajon, por në tërë Evropën e më gjerë. Vizioni ynë, qëllimet dhe politikat tona janë me i drejtuar në zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori. Objekti ofron zyra, salla takimesh, dhoma trajnimi dhe hapësira të përbashkëta pune dhe argëtimi për kohën e pauzës”, tha Rizvanolli.

Ndërsa, ministrja e Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se TIK-u do të vazhdoj ta ketë në pronësi edhe për pesë vjet këtë park. Sipas Hajdarit rezultatet nga ky park do të jenë të rezultuara në kohë shumë të shpejt.

Hajdari: Rezultatet për këtë park do të jenë të rezultuara në kohë shumë të shpejt

“Me ç’rast inaugurojmë inkubatorin e biznesit për ndërmarrje që merren me teknologji informatike me sipërfaqe prej katër mijë metra katror dhe nga i cili presim që të jetë një nga shtytësit kryesor të zhvillimit dhe industrisë tonë në mes zhvillimit të ndërmarrësis. Inkubatori apo bizneset në administrim sipas (MINT) sipas ligjit për zonat ekonomike i ishte dhënë në shfrytëzim për pesë... Me politikën e inovacionit jemi të bindur se rezultate do të jenë të pashmangshme, me politiken e inovacionit me ndërmarrësit ne synojmë zhvillimin afatgjatë për mbështetjen me ndikime ekonomike si vlerë kryesore për ekonominë më të suksesshme dhe shoqëri të përgatitur për nevoja të tregut me rritje të konkurrushmërisë për ndërmarrjet tona” tha Hajdari.

Edhe Zëvendësja e zyrës së BE-së, Eva Palatova u shpreh krenare për realizimin e investimit në sektorin e TIK-ut, e cila tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështes Kosovën në investime të sektorëve të ndryshme.

Palatova: BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në sektorë të ndryshme në vazhdimësi

“Digjitalizimi i përket prioriteteve kryesore të Komisionit Evropian. Ne formojmë kuadrin rregullator evropian për të siguruar që teknologjia digjitale dhe inteligjenca artificiale të avancojnë në një mënyrë të përqendruar tek njeriu, që ato të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut dhe në të njëjtën kohë të sigurohemi që kuadri i drejtë i BE-së mundëson inovacionin dhe lehtëson rritjen. Nga buxheti i Bashkimit Evropian ne mbështesim kërkimin dhe transformimin digjitale në mënyrë që të funksionojë si për njerëzit ashtu edhe për bizneset. Ne jemi krenarë për sektorin e TIK-ut të Kosovës, i cili është një potencial i rëndësishëm i sektorit të rritjes dhe jemi të prirur të mbështesim popullatën e re të Kosovës”, tha Palatova.

Plani i "Tech Park Prishtina“ është që të krijojë mbi 300 vende pune të kualifikuara, të strehojë më shumë se 60 kompani dhe startup, të zhvillojë së paku pesë shërbime të specializuara për kompanitë TIK , dhe të krijojë dy laboratorë kërkim- zhvillimi për industrinë e TIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat