Keqpërdorimet nga Lista Serbe, projektet që u paguan, por kurrë nuk u realizuan

Lajme

Keqpërdorimet nga Lista Serbe, projektet që u paguan, por kurrë nuk u realizuan

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:51
Lista Serbe

Sipas vetë politikanëve serbë që kanë lindur dhe jetuar në këtë qytet, Leposaviqi do të ishte shumë më ndryshe, nëse siç thonë ata, do të realizoheshin projektet për të cilat u dhanë paratë, e punët s’u kryen kurrë.

Ndërtesa spitalore, rrugë që lidhë fshatrat, parqe e qendra tjera në shërbim të banorëve, ishin disa nga projektet që nuk u realizuan asnjëherë, ani se pagesat u bënë për to.

Shumica e tyre u dhanë për kompaninë “RAD”, në pronësi zyrtare të Radulle Steviq – e cila është shpallur në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetë pronari dhe kompania në fjalë kanë lidhje të forta me tashmë të kërkuarin nga shteti i Kosovës, Millan Radojiciq.

Sipas Radoica Radomirovic, me paratë që u dedikuan për projekte të cilat nuk u nisën asnjëherë të përfundonin në teren, zyrtarë të Listës Serbe, blenë prona dhe villa në Serbi dhe Mal të Zi.

Një rast të tillë se ku shkuan këto para, po e tregon edhe gazetari Bratislav Krstic, të cilën e quan ‘vjedhje të shekullit’.

Veçse ky po thotë se shteti i Kosovës përfitoi bile diçka.

E banorët nuk duan të flasin para kamerave, mirëpo prapa tyre një pjesë nga ta thonë se në këtë komunë ka pasur keqpërdorime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat