“Një djep më pak dy varre më shumë”- Protestojnë familjarët e viktimave të vrasjes së dyfishtë në Drenas

Lajme

“Një djep më pak dy varre më shumë”- Protestojnë familjarët e viktimave të vrasjes së dyfishtë në Drenas

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:31
Familjarë të B. M dhe djalit të tij A.M duke protestuar

Familjarë të B. M dhe djalit të tij A.M të dy të vrarë në prill të vitit të kaluar në komunën e Drenasit, janë duke protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Protesta po zhvillohet në shenjë pakënaqësie nga ana e familjarëve ndaj vendimit të gjykatës.

Gjykata Themelore shpalli fajtor Xhafer Bardhin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë, mirëpo djalin e tij i cili akuzohej për bashkëkryerje e shpalli te pafajshëm dhe e liroi në mungesë të provave.

“Ja vratë nanës djalin ja falët tjetërkujt”, “Një djep më pak dy varre më shumë”, “Na lat jetimë”, janë disa nga sloganet që janë shkruar në pankarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat