​Dy vjet burg dhe 1000 euro gjobë për përdorim të armës në Gjakovë

Lajme

​Dy vjet burg dhe 1000 euro gjobë për përdorim të armës në Gjakovë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin M.G., shtetas i Kosovës, me dy vjet burg dhe 1000 euro gjobë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.

I pandehuri akuzohet se më 5 qershor 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e të dëmtuarit L. L., me dashje dhe me qëllim kërcënimi dhe frikësimi kishte përdorur armë, në atë mënyrë që i pandehuri më parë kishte një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, për shkak të kontestit gjyqësor, të cilin e kishte bashkëshortja e të pandehurit, me ndërmarrjen ku i dëmtuari ishte përfaqësues ligjor, në atë mënyrë që natën kritike rreth orës 20:00, pasi që i dëmtuari ka pranuar një thirrje telefonike, e që është prezantuar si M. G., i cili e ka pyetur të dëmtuarin, “ku je” dhe i dëmtuari ju kishte përgjigjur në fillim se nuk po të njoh e më pas i pandehuri M. G., i thotë “do të më njohësh”, ashtu që pas 10 minutash, aty rreth orës 20:10, i pandehuri me qëllim kërcënimi apo frikësimi shkon tek shtëpia e të dëmtuarit, troket në derën e hyrjes, aty del bashkëshortja e të dëmtuarit së bashku me fëmijët e tyre, i pandehuri fillon me të shara dhe duke i thënë ‘’ku është L. he nënën...‘’.

Në ato momente i pandehuri M.N., në shenjë nervoze dhe mllefi nga brezi nxjerr revolen e tipit TT prodhim ZU, dhe nga një afërsi prej rreth 1.5-2 metra, përballë derës hyrëse me dashje ka shtënë një herë duke goditur mbi pjesën e epërme të derës së hyrjes, në anën e majtë të derës përballë të pandehurit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat