Kamberi: Shqiptarët në Preshevë të shpërndarë, kur ngre zërin më kritikojnë

Lajme

Kamberi: Shqiptarët në Preshevë të shpërndarë, kur ngre zërin më kritikojnë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:10
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi është shprehur se shqiptarët në Preshevë janë të shpërndarë duke shtuar se duhet të kishte një organizim më të madh nga ana e politikanëve.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai shtoi se 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë.

“Po të ketë një homogjenitet të shqiptarëve, një organizim më të madh, një unitet më të madh n veprim se në deklarim ka. Paraqitja ime në Beograd ishte tepër ekstreme. Mund  të ketë më tepër përfaqësim në Beograd. 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Parlament.

Simbolikë është numri i përfaqësimit të pakicave me një shqiptar  me 3-4 boshnjakë dhe me 4 hungarezë. Sistemi në Serbi i përfaqësimit është i centralizuar”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat