Helmimi i 30 personave në Mitrovicë u shkaktua nga majoneza

Lajme

Helmimi i 30 personave në Mitrovicë u shkaktua nga majoneza

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 15:54
Ilustrim

Dy lloje të majonezave thuhet të kenë rezultuar me bakteren “salmonella enteritidis” në rastin e helmimit në ushqim të mbi 30 personave në një lokal në Mitrovicë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka thënë se inspektorët së bashku me policinë kanë kryer inspektimin e lokalit të ushqimeve të shpejta “Fast Food On Top” në rrugën “Skënderbeu”, e në mostrat e marra kanë rezultuar baktere.

Sipas AUV-it, është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj përgjegjësit të biznesit, e lokali vazhdon të jetë i mbyllur nga 6 tetori “deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara në urdhëresat”.

Ndërsa, ditëve të fundit u regjistrua edhe një helmim nga ushqimi i 205 personave në Malishevë. Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pronarit të lokalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat