Parlamentarët evropianë po kërkojnë nga Serbia ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë

Lajme

Parlamentarët evropianë po kërkojnë nga Serbia ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:47
Milan Radoiçiq

Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord për një dokument rezolutë për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë, për të cilin përgjegjësinë e mori ish zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Për këtë dokument deputetët do të diskutojnë nesër, kur edhe duhet ta miratojnë.

Kërkesa kryesore është që të merren masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse konstatohet se ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në Banjskë dhe nëse ka qenë e përfshirë në dhunën në veri të Kosovës në maj të këtij viti. Nga autoritetet serbe kërkohet ekstradimi i Milan Radoiçiqit në Kosovë.

Në draftin përfundimtar të rezolutës, në të cilën Nova.rs kishte qasje, bëhet thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetime.

PE i kërkon Serbisë të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit që ndodhen në Serbi. Kjo i referohet kryesisht Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur.

Eurodeputetët i kërkojnë Serbisë ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë.

Rezoluta propozonte masa që duhet të miratohen kundër Serbisë nëse ajo nuk i përgjigjet kërkesave të BE-së.

Propozimi është që të merren masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet zbulojnë se shteti i Serbisë ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në Banjskë ose në sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.

Parashikohen edhe sanksione nëse “autoritetet serbe nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë plotësisht”.

Në këtë kontekst, eurodeputetët i bëjnë thirrje KE-së që të pezullojë fondet e dhëna Serbisë në kuadër të Instrumentit për Ndihmën e Para-Aderimit III, nëse rezultatet e hetimit tregojnë se shteti serb ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në këto sulme.

Ata i bëjnë thirrje KE-së të miratojë masa të synuara kufizuese dhe deklarojnë: “përfshirë, por pa u kufizuar në ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimeve, kundër aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderëve të rrjeteve të mëdha të krimit të organizuar”.

Më tej ata sugjerojnë që KE të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe të vendosë sanksione ndaj Milan Radoiçiqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat