Këta janë dy qytetarët nga Kosova që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash

Lajme

Këta janë dy qytetarët nga Kosova që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:56
Pamje nga aksidenti

Një aksident  i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Personat që kanë humbur jetën në këtë aksident janë: Sadik Osmani 58-vjecar dhe Nesret Osmani 45-vjecar.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se autoboti dhe një makinë tip “Ford” janë me targat e Kosovës, ndërsa po ashtu është përfshirë në aksident dhe një makinë tip “Benz” me drejtues një person nga Tropoja.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshimet janë se një prej autoveturave ka bërë parakalim të gabuar duke shkaktuar aksident zinxhir. Duke qenë se aksidenti ka ndodhur brenda tunelit, falë kamerave të policisë pritet dhe të zbardhet dinamika. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se dy viktimat janë nga Kosova.

"Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Si pasojë e aksidentit, njëri krah i tunelit ka mbetur i bllokuar deri në largimin e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat