Kryetari i ri, politika e vjetër, Lista Serbe nuk heq dorë nga propaganda

Lajme

Kryetari i ri, politika e vjetër, Lista Serbe nuk heq dorë nga propaganda

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:08
Zllatan Ellek (në mes), kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Pamje nga kuvendi zgjedhor i Listës Serbe më 24 tetor 2023. FOTO: REL

Vetëm kur u faktua me pamje se Millan Radojciq që mbante pozitën e numrit dy të Listës Serbe, kjo pari e pa të arsyeshme të mbaj zgjedhje.

Partia që në vazhdimësi mbante pozita udhëheqëse në Qeverinë e Republikës së Kosovës, së fundmi ndryshoi të gjithë përbërjen duke sjellë në udhëheqësi emra të rinjë.

Pavarësisht kësaj, mesa duket direktivat përsëri i kanë të njejta pasi që në seancën e të enjtës deputetet nuk dolën në punë.

Udhëheqëisë së re nuk i ka ndryshuar as propaganda si formë komunikimi.

Në rrjete sociale, pa fakte edhe udhëheqësit e rinjë, po fajsojnë shtetin e Kosovës për keqtrajtim të komunitetit serb në Kosovë.

“Kujtojmë se çdo ditë punëtorët shëndetësorë serbë po luftojnë për pacientët e tyre në kushte të pamundura dhe vape për të mundësuar dërgimin e barnave në institucionet shëndetësore dhe për të mbrojtur të drejtën e popullit serb për shëndetësi dhe trajtim, dhe regjimi popullist dhe mashtrues i Kurtit dëshiron të tregojë shqetësim i rrejshëm për shëndetin e qytetarëve para ndërkombëtarëve tek përfaqësuesit”, ka thënë Lista Serbe.

Për Zlatan Elek, që kur u betua tha se do të koordinohet për politika me Beogradin, thuhet se është mask e re e atyre të kaluarve.

“Lista Serbe e bëri një lëvizje në tentativë për me ndryshu kozmetikisht fytyren e vet për me vendosë një kryetar tjetër që për bindjen time është kukull dhe ai vet e pranoi që është kukull duke thënë që unë betohem dhe bindem Beogradit dhe i raportoj Beogradit”, ka thënë analisti Dibran Hoxha.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, konsideron që mosdistancimi i Listës Serbe për ngjarjen në Banjskë tregon shumë për këtë parti.

“Mbajtja e Kuvendeve dhe zgjedhja e njerëzve të rinjë nuk mjafton.Lista serbe është dashur të dal me deklaratë që distancohet nga veprimet e Radojciq-it dhe politikanëve të saj. E dyta, ajo duhet ta ndryshoj programin politik duke e njohur realitetin se është parti që vepron në Kosovë e jo parti që e  ka kokën në Beograd”, ka thënë profesori Milazim Krasniqi.

Zlatan Elek, përpos që udhëheq me Listën Serbe ai mban edhe pozitën e drejtorit të Spitalit në Mitrovicën e Veriut që funksionon nën ombrellën e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat