Reagimi i çuditshëm i Vuçiqit pasi pyetet nga gazetari shqiptar për Asociacionin

Lajme

Reagimi i çuditshëm i Vuçiqit pasi pyetet nga gazetari shqiptar për Asociacionin

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:31
Presidenti serb, Aleksandat Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandat Vuçiq ka folur para gazetarëve pas takimit me liderët ervropianë në Bruksel, lidhur dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë prononcimit para mediave, gazetari i Euronews Albania, ia ka bërë një pyetje në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin.

Vuçiq, ka reaguar shumë çuditshëm.

Vuçiq, gazetarit: Pse flet me zë të lartë, unë të dëgjoj mirë.

Gazetari: A mund ta bëjë pyetjen?

Vuçiq: Pse je nervoz?

Vuçiq: Mund ta imagjioj pse je kaq nervoz.

Pas takimit, ka reaguar edhe kryeminsitri Albin Kurti.

Kurti ka thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se pala tjetër nuk është.

Ndërsa Vuçiq, tha se Serbia dëshiron t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me autoritetet e Kosovës.

Ai tha se, më 21 tetor, kur në Beograd priti të dërguarit perëndimorë, mori një letër që ishte “bazë e mirë për të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat