Përfundon projektligji për themelimin e Gjykatës Administrative

Lajme

Përfundon projektligji për themelimin e Gjykatës Administrative

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se sot përfundoi projektligji për themelimin e Gjykatës Administrative

“Projektligji në fjalë, do të ketë ndikim të shtuar në reduktimin e lëndëve civile ngase kontestet nga marrëdhënia e punës në mes personave fizik dhe organeve publike do të trajtohen dhe zgjidhen nga kjo Gjykatë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij me themelimin e Gjykatës Administrative do të rritet dukshëm efikasiteti dhe efektiviteti në zgjidhjen e lëndëve që kanë natyrë të konfliktit administrativ, duke e rritur njëkohësisht edhe sigurinë juridike dhe kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësinë administrative.

“Falënderojmë KGJK-në dhe anëtarët e grupit punues për kontributin e dhënë. Në fund, projektligji për themelimin e Gjykatës Administrative do të shkojë në konsultime paraprake dhe publike para dërgimit në Qeveri për miratim.  Edhe një zotim i qeverisë Kurti po përmbushet”, tha ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat