“Largimi i Vulin, me lejen e Vuçiqit”, avokati serb: Janë shokë të ngushtë që fëmijë

Lajme

“Largimi i Vulin, me lejen e Vuçiqit”, avokati serb: Janë shokë të ngushtë që fëmijë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:05
Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin

Avokati serb Çedomir Stojkoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se dorëheqja e Aleksandër Vulin nga posti i drejtorit të inteligjencës së Serbisë është bërë në dakordësi të plotë me Vuçiç.

Sipas tij kjo është një taktikë në përpjekje për të ulur presionin ndërkombëtar ndaj presidentit serb.

“Ishte një marrëveshje mes tij dhe Vulin, ata janë shokë shumë-shumë të ngushtë, janë rritur bashkë, kanë qene kudo bashkë dhe i kanë nisur bashkë aktivitetet politike. Arsyeja pse Vulin dha dorëheqjen është pjesë e strategjisë së Vuçiç për të hequr presionin e komunitetit ndërkombëtar ndaj tij, pasi Vulin është në majë të listës së agjentëve rusë  në Serbi.

E ka thënë që në ditën e parë që ka qenë agjent i Putinit. E dha dorëheqjen që të ndihmojë shokun e tij të mos ketë presionin ndërkombëtar”, tha avokati serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat