Bërnabiq pas takimit me presidentin kinez: Kina konfirmoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën

Lajme

Bërnabiq pas takimit me presidentin kinez: Kina konfirmoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 13:16
Ana Bërnabiq dhe Xi Jinping

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq është takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe pas atij takimi ka theksuar se qëndrimi i vendit për Kosovën është konfirmuar.

Bërnabiq tha se presidenti kinez do të vizitojë Serbinë vitin e ardhshëm.

“Biseda me Xi Jinping shkoi mirë. Presidenti i Kinës tregoi se ai do të vijë në Serbi vitin e ardhshëm.

Kjo është gjëja më e rëndësishme për qytetarët tanë. Ne konfirmuam se Kina nuk do të ndryshojë kurrë qëndrimin e saj për Kosovën dhe se Serbia do ta respektojë gjithmonë politikën Kinës”, tha Bërnabiq, transmeton Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat