Raportohet se kamioni i parë me barna nga Serbia ka arritur në Mitrovicë të Veriut

Lajme

Raportohet se kamioni i parë me barna nga Serbia ka arritur në Mitrovicë të Veriut

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Kamioni i parë me barna nga Serbia i dorëzuar në Kosovë, ka arritur në Qenden Spitalore në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka raportuar mediumi serb, Kossev.

“Kamioni i parë me solucione infuzioni, i cili u dorëzua në Kosovë nga Serbia pesë ditë më parë, sapo ka mbërritur në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë”, shkruan ky medium.

Para disa ditësh, Serbia ka nisur një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë serbe.

Lidhur me këtë kishte folur edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, shkroi ai më 4 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat