Daçiçi tregohet “utopik” në fushatë: Serbia nuk heq dorë nga Kosova

Lajme

Daçiçi tregohet “utopik” në fushatë: Serbia nuk heq dorë nga Kosova

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 18:53
Ivica Daçiq

Lideri i socialistëve serb Ivica Daçiç theksoi se “kërcënimet rreth Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, më të hapua dhe më të vrazhdëta, por Serbia nuk heq dorë nga Kosova. “’Kur flitet për interes nacional e shtetëror çdo gjë ndalet në një pikë – te Kosova, me Vuçiç m,e vite e dimë si tentohet hapur të merren diçka që është e jona, të dëbohet populli ynë nga shtëpitë e veta”, tha ai në Konventën socialiste në Beograd, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij kurrë bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë më e përkushtuar që të gjunjëzohet Serbia dhe të heq dorë nga Kosova

“Thonë hiqni barrën nga qafa do ta keni më lehtë, kurrë nuk ka pas më shumë kërcënime të vrazhdët , por e dinë se as socialistët as Vuçiç nuk heq dorë nga Kosova. Nuk do njohim Kosovën kurrë, as nuk do hyj në OKB, prandaj nuk ka kapitullim” tha ai në fushatën zgjedhore.

Ndërkombëtarët e dinë se Prishtina nuk do kompromis, po pranim të pavarësisë me dëbimin e serbëve “Por nuk heqim dorë nga vijat përderisa do kemi mbështetje nga populli” tha Daçiç.

Në këtë qëndrim kërkohet stabilitet edhe unitet popullor tha ai duke paralajmëruar vazhdimin e fushatës për çnjohje dhe qëndrimin socialist se Serbia është kundër hyrjes në NATO.

Daçiç tha se një pjesë e opozitës thonë se duhet të njihet Kosova, të tjerë të dërgohet ushtria, por askush nuk thotë se kjo nuk është mirë “Kosova nuk do të jetë e pavarur, por nuk duam luftë. Do luftojmë dhe fitojmë që serbët mos të pësojnë, do fitojmë pa derdhur gjak” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat