Ambasadori gjerman thotë se Kosova po rrugëton mbarë në reduktimin e ngrohjes globale

Lajme

Ambasadori gjerman thotë se Kosova po rrugëton mbarë në reduktimin e ngrohjes globale

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 21:09
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, po thotë se Kosova është në rrugë të mbarë në reduktimin e ngrohjes globale, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra.

Këtë, ambasadori Rohde, e tha në platformën X, ndërsa kanë mbetur edhe më pak se një javë nga konferenca kryesore e këtij viti për ndryshimet klimatike, COP28.

”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28!

Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat