Kishin rënë me veturë në një kanal anash rruge – pjesëtaret e EULEX-it shpëtojnë një familje në Mitrovicë

Lajme

Kishin rënë me veturë në një kanal anash rruge – pjesëtaret e EULEX-it shpëtojnë një familje në Mitrovicë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:17
Foto nga vendi i ngarjes

Pjesëtarë të EULEX-it kanë shpëtuar një familje e cila kishte rënë me veturë në një kanal anash rruge në Mitrovicë.

EULEX përmes një postimi të bërë të platformën “X” shkruan se në veturë ishte një çift me fëmijën e tyre 3-vjeçar.

“Gjatë patrullimit vëzhgues në pjesën veriore të Kosovës, në orët e hershme të datës 26 nëntor, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it e shpëtuan një çift që po udhëtonte me fëmijën e tyre 3-vjeçar, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një hendek anash rrugës”, thuhet në njoftim.

EULEX-i ka publikuar video nga vendi i ngjasrjes, ndëra thotë se siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë mbetet prioriteti i tyre kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat