Tregu i rrezikuar, kërkohet largimi i monedhave metalike 2 euro

Lajme

Tregu i rrezikuar, kërkohet largimi i monedhave metalike 2 euro

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 20:57
monedha 2 euroshe

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë prodhuar dhe shpërndarë monedha 2 euroshe false. Por pavarësisht këtij operacioni, Shoqata e Bankave të Kosovës vlerëson se tregu përsëri mbetet i rrezikuar, derisa kërkohet edhe largimi i tyre nga tregu.

Gjatë një aksioni të organeve kompetente për luftimin e krimeve, gjatë së mërkurës, u identifikuan  disa nga kryersit e veprës penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas Prokurorisë Speciale, një grup prej 6 personash që përbëhej nga tre shtetas kosovarë dhe tre të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se po prodhonin e po shpërndanin në treg monedha metalike false 2 euroshe.

E pavarësisht këtij operacioni dhe shumës së konfiskuar, Shoqata e Bankave të Kosovës përmes një përgjigjje elektronike, tregon se tregu ekonomik ende mbetet i rrezikuar.

“Ashtu siç po përparon teknologjia për verifikimin e këtyre banknotave false, aq po përparon dhe teknologjia për falsifikimin e po të njëjtave, andaj ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të informohen sa më shumë rreth rëndësisë së përdorimeve të transaksioneve digjitale. Sa i përket monedhave të metalta, më e shpeshta është ajo prej 2 Euro, ka 5722 monedha të tilla dhe 177 monedha 1 euroshe, gjatë këtij tremujori të fundit”, thuhet nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në anën tjetër, ekonomisti Jakup Bellaqa, thekson dëmin e shkaktuar nga monedhat false, derisa kërkon largimin e tyre nga përdorimi.

Ndërsa, njohësi i çështjeve ligjore, Anton Nrecaj tregon a ka bazë ligjore për largimin e monedhave 2 euroshe nga tregu.

Nga operacioni i kryer prej Prokurorisë Speciale dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të mërkurën u sekuestruan thasë me nga 2 euro metalike në vlerë mbi 85 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat