600 persona kapen duke e keqpërdorur energjinë elektrike gjatë nëntorit

Lajme

600 persona kapen duke e keqpërdorur energjinë elektrike gjatë nëntorit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

ompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se në kuadër të aksionit për kontrolle të keqpërdoruesve të dyshimtë të energjisë elektrike madje 600 persona janë zënë në vepër duke e keqpërdorur energjinë elektrike.

Një aksion i tillë është realizuar vetëm gjatë muajit nëntor, ku ekipet e kësaj kompanie kanë realizuar afër 8,500 kontrolle gjithandej vendit.

“Të gjithë këtyre konsumatorëve, me t’u zënë, u faturohet rikthimi i humbjeve i barasvlershëm me faturën 6 mujore, nëse janë konsumatorë të amvisërisë, dhe me faturën njëvjeçare nëse janë biznese, pra konsumatorë komercialë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e cila, sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat